PDK: Kosova nuk do të heshtë së kërkuari drejtësi për viktimat e dhunës seksuale

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, Partia Demokratike e Kosovës ka deklaruar se janë pranë të gjithë atyre viktimave të kësaj forme të dhunës, të përjetuar nga forcat paramilitare e ushtarake të Serbisë gjatë luftës së fundit në Kosovë. Në një postim në Facebook, ky subjekt politik deklaroi se Kosova nuk…

Lajme

19/06/2025 19:37

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, Partia Demokratike e Kosovës ka deklaruar se janë pranë të gjithë atyre viktimave të kësaj forme të dhunës, të përjetuar nga forcat paramilitare e ushtarake të Serbisë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Në një postim në Facebook, ky subjekt politik deklaroi se Kosova nuk harron dhe nuk do të heshtë së kërkuari drejtësi.

“Kjo ditë është thirrje për drejtësi, ndërgjegjësim dhe veprim. Është detyra jonë të mbështesim viktimat, të kërkojmë ndëshkim për kryesit e këtyre krimeve dhe të ndërtojmë një botë ku asnjë grua, burrë apo fëmijë të mos jetojë në frikë”, thuhet në njoftimin e PDK-së.