PDK kërkon seancë të jashtëzakonshme pas raportimeve për faljen e borxheve ambalazhueseve të ujit dhe mesazhet e Mihalit me Krasniqin

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka mbajtur sot konferencë për media. Ai përmes kësaj konference ka thënë se kanë ftuar përsëri seancë të jashtëzakonshme pas raportimeve për faljen e borxheve ambalazhueseve të ujit dhe publikimin e mesazheve të Dejona Mihalit me Nagip Krasniqin. “Nesër kemi ftuar seancën e radhës, seancë e jashtëzakonshme.…

Lajme

15/10/2024 15:06

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka mbajtur sot konferencë për media.

Ai përmes kësaj konference ka thënë se kanë ftuar përsëri seancë të jashtëzakonshme pas raportimeve për faljen e borxheve ambalazhueseve të ujit dhe publikimin e mesazheve të Dejona Mihalit me Nagip Krasniqin.

“Nesër kemi ftuar seancën e radhës, seancë e jashtëzakonshme. Kemi kërkuar edhe një komision hetimor në të cilën nuk është votuar nga Lëvizja Vetëvendosje. Çështjen e borxheve të ambalazhuesve të ujit, kjo nuk është votuar nga Lëvizja Vetëvendosje. Dëmi që është shkaktuar është 11 milionë euro. Çështje tjetër e rëndësishme është çështja e përgjimeve në sektorin e energjisë elektrike”, ka thënë Tahiri.