Bajrami ia shtron disa pyetje VV-së për Dejona Mihailin: Ata duhet të ndëshkohen nga vota e popullit dhe dora e ligjit
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka shtruar disa pyetje sot Lëvizjes Vetëvendosje në lidhje me Dejona Mihailin pas publikimit të disa mesazheve të saj me Nagip Krasniqin. “Me gjithë këtë pushtet që i ka dhënë Dejona Mihalit, Albin Kurti pse nuk e ka bërë zëvendëskryeministre? Pse se ka bërë zëvendëskryeministre dhe ministre…

Lajme
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka shtruar disa pyetje sot Lëvizjes Vetëvendosje në lidhje me Dejona Mihailin pas publikimit të disa mesazheve të saj me Nagip Krasniqin.
“Me gjithë këtë pushtet që i ka dhënë Dejona Mihalit, Albin Kurti pse nuk e ka bërë zëvendëskryeministre?



Sipas saj, kjo nuk është bërë sepse ajo çka ka bërë Dejona që katër vite është e gjitha joligjore, e siç thotë Bajrami, Kurti ka tentuar që përmes Dejonës të bëhen këto punë joligjore me shpresë që të mos zihen.
“Andaj Lidhja Demokratike e Kosovës i bën thirrje Prokurorisë e Hetuesisë që të zbardhë secilin koordinim të Qeverisë së Republikës së Kosovës me zyrën parapolitike të LVV-së dhe koston që kanë pagu qytetarët nga ky koordinim.

Kjo është çështja.

Pra përpos ndëshkim me votë, duhet të ketë edhe ndëshkim nga ana e organeve të drejtësisë për gjithë ata që kanë shkelur çdo ligj dhe kanë bërë pazare në dëm të interesit të qytetarëve të Republikës së Kosovës”, shton mes tjerash Bajrami. /Lajmi.net/
Postimi i saj i plotë në Facebook: