PDK i gëzohet lirimit të Limajt
PDK thotë se gjithnjë ka qenë e bindur se Limaj dhe të tjerët po mbaheshin në një process gjyqësor plotësisht të pafajshëm.
Lajme
Partia Demokratike e Kosovës ka përshëndetur lirimin dhe shpalljen e pafajshme të Fatmir Limaj dhe të bashkëluftëtarëve të tij.
“PDK gjithnjë ka qenë e bindur se z. Limaj dhe të tjerët po mbaheshin në një process gjyqësor plotësisht të pafajshëm”.
“Si gjithëherë edhe kësaj here u vërtetua se Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë dhe se kushdo që ishte përpjekur ta kontestonte pësoi humbje”.
“Edhe në këtë process gjyqësor z. Limaj dhe të tjerët dolën fitimtarë dhe krenarë se nuk kanë pasur të bëjnë me ato akuza që ju bënë një kohë të gjatë këtyre luftëtarëve. Sigurisht se gëzimi dhe mbështetja për lirimin e tyre është e të gjithë qytetarëve të Kosovës”.