Payet tallet keq me PSG dhe Neymar – e krahason brazilianin me një qen
Dimitri Payet nuk është kursyer në ‘Instagram’.

Sport
Ylli francez, Dimitri Payet, ka reaguar pas ngjarjeve që ndodhën mbrëmë në ndeshjen mes Marseille dhe PSG.
Në ndeshjen ku luajti edhe Payet u shpërndanë pesë karton të kuq dhe një mori kartonësh të verdhë.
Pas ndeshjes, Payet ka postuar një fotografi në ‘Instagram’, duke e quajtur si banda e Marseille, me një nga personat “lojtarët” që mban një qen në dorë, ku qeni ka fytyrën e Neymar, përcjell lajmi.net.
Më poshtë mund ta shihni fotografinë e publikuar nga mesfushori Dimitri Payet. /Lajmi.net/