Pavarësisht qëndrimit apo largimit të Zidane, Alaba do nënshkruajë për Real Madridin

David Alaba do të jetë lojtar i Real Madridit.

Sport

24/05/2021 08:05

David Alaba do të jetë lojtari i parë që transferohet këtë afat veror tek Real Madridi.

Austriaku do të transferohet si lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës tek Bayern Munchen.

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, Alaba do të transferohet pavarësisht çfarë ndodh me të ardhmen e trajnerit, Zinedine Zidane.

Alaba kishte firmosur një parakontratë në prill dhe do të bashkohet me Realin pavarësisht rrjedhës së ndryshimeve në klub./Lajmi.net/