Pavarësisht kompletimit të transferimit, Lukaku nuk do të paraqitet në Superkupë ndaj Villarrealit

Romelu Lukaku nuk do të paraqitet në Superkupën e Evropës.

Sport

10/08/2021 08:55

Romelu Lukaku gjendet në Londër por nuk mund t’i ikë karantinës pesë ditore që është e nevojshme.

Sipas La Gazzetta dello Sport, shkaku i karantinës belgu nuk do të mund të paraqitet në duelin e nesërm të Superkupës së Evropës ndaj Villarrealit, transmeton lajmi.net.

Ai do të qëndrojë edhe për pesë ditë në hotelin e tij ku do ta shikojë ndeshjen përmes televizorit dhe shpresa e tij e vetme është ndeshja ndaj Crystal Palace të shtunën në kuadër të Premierligës.

Transferimi i Dzekos në Inter tani ka bërë që Roma ta kërkojë Tammy Abraham si zëvendësim i tij./Lajmi.net/