Pavard: Jam një nga më të mirët në botë

Benjamin Pavard është kthyer për të komentuar nënshkrimin e tij për transferimin tek Bayern Munich.

Sport

22/04/2019 18:16

Fituesi i Kupës së Botës do të kalojë në ‘Allianz Arena’ nga Stuttgart, në fund të këtij sezoni.

Arsyeja pse Bayern Munich kërkoi transferimin e tij, sipas lojtarit, ka të bëjë me faktin se ai është prej më të mirëve në botë.

Kjo gjë lë të kuptohet se mbrojtësi francez ka shumë besim para aventurës së tij të re, që do të fillojë sezonin e ardhshëm.

“Unë nuk nënshkrova me Bayern Munich vetëm për një gjuajtje (goli i shënuar kundër Argjentinës në Kupën e Botës)” ka thënë Pavard, transmeton lajmi.net.

“Është sepse unë jam një nga mbrojtësit më të mirë në Bundesliga. Në aspektin mbrojtës, jam i fortë fizikisht, por jam mirë edhe teknikisht” ka thënë tutje anëtari i Stuttgart.

“Jam përplot besim dhe i uritur për tituj. Pasi fitova Kupën e Botës, jam shumë i motivuar që të fitojë më shumë. Për mua, ishte vetëm Bayern. Nuk mund ta shihja vetën të shkoja në ndonjë tjetër skuadër.”

“Nuk mund t’i thuash jo Bayernit. Ata janë skuadra më e mirë në Gjermani dhe janë gjithmonë në luftë për tituj” ka thënë ndër të tjerash Pavard.

Pavard ka regjistruar 25 paraqitje në Bundesliga këtë sezon. Skuadra e tij këtë fundjavë u turpërua nga Augsburg, duke u mposhtur me rezultatin 6:0.

Benjamin Pavard nënshkroi me Bayern Munich në muajin janar, në një marrëveshje që përshiu 35 milionë euro. /Lajmi.net/