Pavard e pranon se shqyrtoi mundësinë për t’u larguar nga Bayern, lë akoma derën hapur
Benjamin Pavard e ka pranuar se largimi nga Bayern ishte një nga opsionet që ai shqyrtoi. Gjatë merkatos së verës, Benjamin Pavard lidhej me një largim të mundshëm nga Bayern Munich. Një nga skuadrat që shihej si destinacion i mundshëm për lojtarin ishte Man United. Megjithatë, siç thotë lojtari, një bisedë me trajnerin Julian Nagelsmann…
Sport
Benjamin Pavard e ka pranuar se largimi nga Bayern ishte një nga opsionet që ai shqyrtoi.
Gjatë merkatos së verës, Benjamin Pavard lidhej me një largim të mundshëm nga Bayern Munich. Një nga skuadrat që shihej si destinacion i mundshëm për lojtarin ishte Man United.
Megjithatë, siç thotë lojtari, një bisedë me trajnerin Julian Nagelsmann e ka bindur lojtarin që të qëndrojë në ‘Allianz Arena’.
“E vura veten në pikëpyetje. Kisha disa telefonata nga disa klube. Pas kësaj, unë dhe trajneri i Bayern biseduam. Ai më bëri të qartë se unë isha në planet e tij dhe se jam me rëndësi për klubin”, ka thënë Pavard, transmeton lajmi.net.
“Ndoshta një ditë unë do të shkoj te një nga këto klube, kurrë nuk i dihet çfarë sjell e ardhmja. Kam akoma një vit te Bayern Munich. Pas kësaj, ne kemi kohë për të projektuar të ardhmen”, shtoi francezi.
Benjamin Pavard po përgatitet maksimalisht për Kupën e Botës që po afron. Lojtari ishte kyç për Francën në Kupën e Botës 2018. /Lajmi.net/