Pato kritikon Milanin

Alexandre Pato kritikon Milanin për mënyrën se si u trajtua gjatë problemeve të shpeshta me lëndime, gjatë kohës sa ishte anëtar i Rossonerëve.

Sport

10/09/2014 16:17

Nga Brazili, Alexandre Pato është rikthyer prapa dhe ka komentuar aventurën e tij në Milan dhe numrin e madh të lëndimeve që pësoi gjatë asaj kohe.

Sulmuesi, anëtar i Sao Paulo, është ndarë i kënaqur nga mënyra si është trajtuar në Itali.

“Kur kam filluar të kem lëndime, kam udhëtuar anembanë botës dhe kam bërë atë që është dashur të bëja, por periudha e tranzicionit drejt fushës ka qenë e realizuar keq. Punën që kam bërë këtu në Brazil kam mundur ta bëj edhe në Itali. Disa lëndime ishin të evitueshme”, deklaroi Pato për “Estadao de Sao Paulo”.

“Pasi jam kthyer në Brazil, brenda një jave gjithçka ishte në rregull, shumë njerëz mendonin se problemi isha unë. Por, periudha e rikthimit nga dëmtimet ishte udhëhequr keq në Milan”, u shpreh ai.