Patate të mbushura

Një recetë e shijshme e patateve të mbushura.

Lifestyle

03/08/2014 14:57

Përbërësit e kësaj recete:

  • 6 patate të mëdha
  • 3 salsiçe ( nëse dëshironi mund t’i merrni të tymosura dhe pikante)
  • 3 luge vaj ulliri
  • 250 g proshutë
  • 250 g mocarela 
  • 1 filxhan krem djathi
  • patate te grira ne rende 
  • erëza sipas dëshirës

Përgatitja:

Ziejmë patatet me lëkurë, i hedhim edhe erëza. Pasi zihen për 20 minuta, i heqim pjesën e mesit patateve derisa të mbetet një shtresë e hollë. Salsiçet dhe tulin e patateve së bashku me erëzat i skuqim me pak vaj. I shtojmë përbërjes mocarelën e copëtuar, kremin e djathit.

Më këtë përbërje mbushim patatet. Sipër tyre shtojmë proshutën e tymosur. E vendosim në furrë për 20 minuta, në temperaturë 180 gradë. Kur e heqim nga furra i hedhim sasi te vogël patate të grira që të bëhen krokante.