Pasuria e vërtetë e Putinit (Foto)

Nuk ka dyshim që Vladimir Putin është një nga personalitetet më të fuqishme në botën e sotme

Fun

04/01/2017 14:42

Shpesh është spekuluar për pasurinë e tij, dhe askush nuk ka mundur të japë një shifër të saktë se sa ajo mund të jetë, por padyshim që kjo shifër është shumë e madhe.

Presidenti rus pretendon se pasuria e tij është vetëm 100.000 dollarë, por veturat dhe pronat e shumta të tij e hedhin poshtë këtë numër, shkruan rtv21.tv.

Një menaxher fondesh në Rusi, Bill Browder vlerëson se Putin ka rreth 200 miliardë dollarë të fshehura në bankat zviceriane dhe në vende tjera që janë të vështira për tu gjetur. Nëse këto numra janë të saktë atëherë kjo do ta bënte Putinin 2 herë më të pasur se Bill Gates.

Gjithsesi presidenti bën një jetë luksoze. Ai ka një pallat të ndërtuar me paratë e shtetit rus që është i destinuar vetëm për përdorimin e tij personal. Gjithashtu ai ka edhe një flotë prej 58 avionëve.

Ai ka prona në gjithë Rusinë si dhe në lokacione tjera të botës. Edhe pse Putini tregon se është rritur pa një veturë, ai tani në pronësi ka mbi 700 të tilla.

Por ndoshta gjëja më ekstravagante rreth Putinit është se ai ka një person që provon ushqimet e tij, për tu siguruar nëse dikush është duke provuar ta helmojë.