Pasi t’i kuptoni vetitë pozitive të lëvores së limonit, nuk do ta hidhni më

Kur përfundojmë me limonin, zakonisht lëvoren e tij e hedhim në mbeturina.

Lifestyle

15/06/2019 16:58

Por ky është gabimi më i madh që bëjmë, pasi lëvorja është e pasur në lëndë ushqyese sesa vetë lëngu.

Lëvorja e limonit është plot me vitamina A dhe C, kalium, kalcium dhe fibra, të dobishme për muskujt, sytë, nervat, zemrën dhe sistemin e tretjes.

Krahas kësaj, kaliumi nga korja e limonit lehtëson koagulimin në enët e gjakut dhe ndihmon në reduktimin e hipertensionit, transmeton lajmi.net.

Lëvorja e limonit gjithashtu rekomandohet për të gjithë ata që vuajnë nga kapsllëku, pasi është e pasur me fibra.

Përveç kësaj, ajo ndihmon edhe kundër plagëve, e së bashku edhe trajtimin e akneve. /Lajmi.net/