Pasi paralajmëroi dukumentarin, Loredana kthehet në studio për këngët e reja
Loredana po vazhdon punën rreth projekteve të reja muzikore.

ShowBiz
Për Loredana Zefin viti 2020 ka qenë përplot ulje-ngritje, si në jetën profesionale ashtu edhe atë private, shkruan lajmi.net.
E të gjitha këto, madje edhe gjërat që i ndodhën që nga fillimi i karrierës, rep-artistja ka vendosur t’i përmbledh në një dokumentar për jetën e saj.
Këtë gjë e bëri të ditur ditë më parë përmes një trajleri të shkurtër, ku shihet se pjesë e dokumentarit do të jetë edhe Mozzik.
View this post on Instagram
Pasi e paralajmëroi dokumentarin, Loredana i është kthyer studios muzikore, ku po punon për të finalizuar këngët e reja.
Ajo së fundi ndau një foto, në të cilën shfaqet me producentin Miksu, duke punuar për projektet e radhës. /Lajmi.net/