Pasi mbylli garën në Champions League, ky do të jetë kundërshtari i Ballkanit në Conference League
Pas humbjes që mori sot në kuadër të raundit të parë ndaj Zalgirisit në kuadër të Champions League, Ballkani do ta vijojë aventurën e saj në Conference League.

Sport
Përballë suharekasve do të jetë skuadra nga San Marino, La Fioritan, transmeton lajmi.net.
Si kampion i San Marinos, La Fiorita u kualifikua në raundin preliminar të Ligës së Kampionëve, por u eliminua në ndeshjen e parë nga Inter Club d’Escaldes.
Mbetet të shihet se si do të përfundojë përballja e tyre ndaj kampionëve kosovarë. /Lajmi.net/