Pasi Limaj hoqi vijat e kuqe për Vetëvendosjen vjen reagimi i parë nga kjo parti, Sallahu e mbron edhe nga sulmet

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj mbrëmë shprehi gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me Lëvizjen Vetëvendosje për një qeveri të ardhshme. Në lidhje me këtë deklarim të hapur të Limajt reagime të shumta pati që mbrëmë. Madje së fundi një deklarim erdhi edhe nga Vetëvendosje, Zv/ministri në detyrë i Lëvizjes Vetëvendosje, Blerim Sallahu i…

Lajme

21/02/2025 11:38

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj mbrëmë shprehi gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me Lëvizjen Vetëvendosje për një qeveri të ardhshme.

Në lidhje me këtë deklarim të hapur të Limajt reagime të shumta pati që mbrëmë.

Madje së fundi një deklarim erdhi edhe nga Vetëvendosje, Zv/ministri në detyrë i Lëvizjes Vetëvendosje, Blerim Sallahu i doli në mbrojtje Limajt në lidhje me këtë deklarim.

“Përtej shpifjeve, kritikave të pabaza, insinuatave, të bëra nga akterë politikë e parapolitikë, Fatmir Limaj dhe Nisma kanë respektuar në përpikëri koalicionin parazgjedhor me një parti në shuarje siç është AAK. Tash, Fatmir Limaj dhe Nisma kanë të drejtë demokratike, kushtetuese dhe ligjore që pas zgjedhjeve të bëjnë koalicion paszgjedhor me partitë aktuale në skenën politike.  Pra, marrëveshja për koalicion parazgjedhor të subjektit politik Nisma me AAK-në është realizuar”.

Po ashtu Sallahut ha se sjellja e tillë është brenda rregullave demokratike.

E pas deklarimit të Limajt një reagim erdhi nga i pari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ai tha se “E keqja ka emër-Albin Kurti”./Lajmi.net/