Pasi ia vodhën zarfet, Vëllai i Madh merr vendim – i detyron banorët t’ia kthejnë Gjestit
Dje, Gjesti mori një shpërblim të veçantë nga “Vëllai i Madh” si lider i shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Një ngjarje emocionuese e cila ishte shoqëruar nga misteri dhe tensioni, pasi ai u përball me “Valixhen e Tundimeve”, e cila e priste në dhomën e surprizave. Brenda saj, Gjesti gjeti 7 zarfe të mbushura…

ShowBiz
Dje, Gjesti mori një shpërblim të veçantë nga “Vëllai i Madh” si lider i shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Një ngjarje emocionuese e cila ishte shoqëruar nga misteri dhe tensioni, pasi ai u përball me “Valixhen e Tundimeve”, e cila e priste në dhomën e surprizave.
Gjatë natës, Gjesti, ndonëse fillimisht i vëmendshëm, e humbi vigjilencën dhe ra në gjumë. Ky moment i papërshtatshëm i dha mundësinë Vserlos të ndërhyjë në lojë.
Pa u vënë re nga Gjesti, Vserlo ia doli të vjedhë dy zarfa nga valixhja, duke e theksuar më tej natyrën strategjike të lojës që po zhvillohet mes banorëve.
Sot, “Vëllai i Madh” i bëri një surprizë tjetër shtëpisë duke sjellë një zarf të ri dhe duke u bërë thirrje banorëve që të kthejnë zarfat e fshehur.
Kjo situatë ka krijuar tension dhe pasiguri mes banorëve, të cilët tani përballen me pasojat e veprimeve të tyre dhe me strategjitë e reja që duhet të ndërtojnë për të mbajtur pozitat e tyre në lojë.