Pasi e njohu Kosovën si shtet, presidenti sirian Sharaa pritet të vizitojë Washingtonin
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara në Siri, Tom Barrack, tha të shtunën se presidenti sirian Ahmed Sharaa pritet të vizitojë Washingtonin. Gjatë vizitës, Siria “shpresojmë” që t’i bashkohet koalicionit të udhëhequr nga ShBA-ja për të mposhtur Shtetin Islamik, u tha Barrack gazetarëve në margjinat e “Dialogut të Manamasë” në Bahrein, një konferencë…
Bota
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara në Siri, Tom Barrack, tha të shtunën se presidenti sirian Ahmed Sharaa pritet të vizitojë Washingtonin.
Gjatë vizitës, Siria “shpresojmë” që t’i bashkohet koalicionit të udhëhequr nga ShBA-ja për të mposhtur Shtetin Islamik, u tha Barrack gazetarëve në margjinat e “Dialogut të Manamasë” në Bahrein, një konferencë vjetore globale për sigurinë dhe gjeopolitikën, shkruan Reuters.
Siria e njohu Kosovën si shtet gjatë kësaj jave.