Pasaporta e Kosovës forcohet për 7 pozita, por mbetet më e dobëta në rajon

Indeksi i Pasaportave Henley, i cili përdor të dhëna ekskluzive të nxjerra nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA) për të renditur pasaportat e botës sipas numrit të destinacioneve që lejojnë qasje pa viza, sapo ka publikuar përditësimin e tij të vitit 2025. Vendet evropiane dominojnë përsëri nivelin më të lartë. Singapori zë vendin e…

Lajme

22/07/2025 15:24

Indeksi i Pasaportave Henley, i cili përdor të dhëna ekskluzive të nxjerra nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA) për të renditur pasaportat e botës sipas numrit të destinacioneve që lejojnë qasje pa viza, sapo ka publikuar përditësimin e tij të vitit 2025. Vendet evropiane dominojnë përsëri nivelin më të lartë.

Singapori zë vendin e parë për të dytin vit radhazi, duke ofruar qasje pa viza në 193 destinacione. Japonia dhe Koreja e Jugut vijnë në vendin e dytë me 190 destinacione. Pas kësaj, është një mori vendesh evropiane, ka njoftuar “Euronews”.

Shtatë vende të BE-së – Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Irlanda, Italia dhe Spanja – tani ndajnë vendin e tretë globalisht, me qasje pa viza në 189 destinacione. Pas tyre vijnë Austria, Belgjika, Luksemburgu, Holanda, Norvegjia, Portugalia dhe Suedia, të gjitha të renditura të katërtat me akses në 188 destinacione.

Greqia, Zvicra dhe Zelanda e Re plotësojnë pesë vendet e para.

Ndërkaq, Kosova, ndonëse viteve të fundit ka arritur përparim diplomatik me liberalizimin e vizave për zonën Schengen, dhe me marrëveshje për heqje vizash me shtete të caktuara, mbetet larg shteteve të rajonit, por edhe në Evropë.

Bjellorusia renditet më poshtë në kontinent në vendin e 62-të, menjëherë pas Kosovës në vendin e 61-të. Duke ofruar akses pa viza në 81 dhe 82 destinacione, përkatësisht, të dyja bien shumë poshtë mesatares globale prej 109.

Renditja e pasaportës së Kosovës ndër vite:

2010 – 89

2011 – 93

2012 – 96

2013 – 88

2014 – 87

2015 – 103

2016 – 97

2017 – 96

2018 – 97

2019 – 98

2020 – 99

2021 – 108

2022 – 103

2023 – 101

2024 – 68

2025 – 61

Në rajon, Shqipëria dhe Bosnje e Hercegovina renditen në vendin e 42-të, me akses në 122 dhe 123 vende pa viza, respektivisht. Maqedonia e Veriut e 38-ta (130 vende), Mali i Zi i 40-ti (128 vende) dhe Serbia e 34-ta me akses në 138 vende pa viza.

Disa nga ndryshimet më të mëdha në renditje përfshijnë vendet perëndimore që ishin ish-liderë.

Mbretëria e Bashkuar, e cila kryesoi indeksin në vitin 2015, ka rënë në të gjashtin, me akses pa viza në 186 destinacione. ShBA-ja, e cila cilat u rendit e para në vitin 2014, tani është në të 10-tin, me akses në 182 destinacione – pozicioni i tyre më i ulët ndonjëherë në historinë 20-vjeçare të indeksit.

“Henley & Partners”, konsulenca e investimeve me seli në Çikago, e cila qëndron pas renditjes, ia atribuon rënien politikave gjithnjë e më kufizuese të hyrjes në të dy vendet. Në të kundërt, vende të tilla si Emiratet e Bashkuara Arabe (tani të 8-tat), Arabia Saudite (e 54-ta) dhe Kina (e 60-ta) po rriten me shpejtësi duke zgjeruar marrëveshjet e heqjes së vizave dhe duke lehtësuar kërkesat e hyrjes.

“Aksesi fitohet – dhe duhet të ruhet”, tha Christian Kaelin, kryetari i “Henley & Partners”, i lindur në Zvicër.

“Ata që investojnë në marrëdhënie diplomatike kanë tendencë të rriten”.