Pas Ziyech, këta janë tre lojtarët tjerë që Chelsea po kërkon t’i transferojë

Chelsea ka vendosur të jetë skuadër shumë aktive në tregun e transferimeve të verës 2020.

Sport

15/02/2020 08:23

‘Blutë’ verën e kaluar kanë pasur një ndalesë në transferimin e lojtarëve, gjë që kishte shtyrë trajnerin Frank Lampard t’u jap hapësira më të mëdha të rinjve që kanë qenë produkt i klubit.

Por, heqja e ndalesës, kanë kthyer Chelsean sërish në qendër të vëmendjes në tregun e transferimeve, që tashmë veç ka siguruar shërbimet e yllit të Ajax, Hakim Ziyech.

Pas Ziyech, sipas Mirror, Frank Lampard dëshiron transferimin edhe të tre lojtarëve gjatë afatit veror, përcjell lajmi.net.

Jadon Sancho i Borussia Dortmund, Jude Bellingham i Birmingham dhe Moussa Dembele i Lyon, janë lojtarët që po pëlqehen nga trajneri i Chelsea./Lajmi.net/