Pas vërshimeve, Komuna e Malishevës shtyn fillimin e mësimit
Komuna e Malishevës ka njoftuar se fillimi i gjysmëvjetorit të dytë në të gjitha shkollat e komunës është shtyrë. Mësimi, i cili ishte planifikuar të niste të hënën më 12 janar, do të fillojë më 14 janar 2026, ditë e mërkurë. Sipas njoftimit zyrtar, shkollat do t’i hapin dyert për nxënësit dhe mësimdhënësit në këtë…
Lajme
Komuna e Malishevës ka njoftuar se fillimi i gjysmëvjetorit të dytë në të gjitha shkollat e komunës është shtyrë. Mësimi, i cili ishte planifikuar të niste të hënën më 12 janar, do të fillojë më 14 janar 2026, ditë e mërkurë.
Sipas njoftimit zyrtar, shkollat do t’i hapin dyert për nxënësit dhe mësimdhënësit në këtë datë, raporton lajmi.net.
Gjysmëvjetori i dytë ishte paraparë fillimisht të fillonte më 8 janar, por ishte shtyrë për shkak të vërshimeve të shkaktuara nga reshjet e shumta të shiut në Kosovë.
Komuna u ka bërë thirrje nxënësve dhe mësimdhënësve që të respektojnë njoftimet zyrtare dhe të jenë të gatshëm për rifillimin e procesit mësimor më 14 janar. /Lajmi.net/
