Pas veriut në Drenas, ambasadori britanik po e përcjell procesin e votimit: Më shumë njerëz po dalin në votime, shpresoj që të gjithë votojnë
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka vizituar Drenasin, derisa po votohet për të zgjedhur kryetarët e Komunave në vend, Ai ka thënë se më shumë njerëz po dalin për të votuar pasdite, shkruan lajmi.net. “Ndalesa jonë e radhës ishte në Drenas, të lumtur që më shumë njerëz po dilnin për të…

Lajme
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka vizituar Drenasin, derisa po votohet për të zgjedhur kryetarët e Komunave në vend,
Ai ka thënë se më shumë njerëz po dalin për të votuar pasdite, shkruan lajmi.net.
“Ndalesa jonë e radhës ishte në Drenas, të lumtur që më shumë njerëz po dilnin për të votuar në pasdite. Shpresoj që të gjithë kosovarët do ta përdorin të drejtën e tyre për të votuar dhe për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre lokalë komunalë”, ka shkruar Hargreaves.
Ai sot gjatë këtij procesi zgjedhor ka vizituar edhe veriun e Kosovës, Mitrovicën e veriut dhe Zveçanin.
“Është e mrekullueshme t’i shohësh njerëzit duke marrë pjesë në këto zgjedhje shumë të rëndësishme për Kosovën, njerëz që e shprehin vullnetin se kush do t’i përfaqësojë ata për çështjet që i shqetësojnë më së shumti në jetën e përditshme”, kishte thënë ai. /Lajmi.net/