Pas Tuchelit, Chelsea do t’ia zgjasë kontratën edhe Thiago Silvas

Thiago Silva do të vazhdojë me Chelsean edhe për një vit.

Sport

04/06/2021 14:13

36 vjeçari ka impresionuar me paraqitjet e tij ku këtë sezon ka qenë një prej figurave kryesorë në skuadër.

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, pas rinovimit me Thomas Tuchel, edhe Thiago Silva ka nënshkruar kontratën e re me klubin.

Ndërsa Chelsea do të fillojë negociatat me Kanten për zgjatjen e kontratës së francezit në muajin e ardhshëm. Tomori do të shitet tek Milani për shumën 28 milionë euro./Lajmi.net/