Pas takimit me Trumpin, Zelensky kritikon Evropën për mungesë veprimi

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj qasjes së Evropës, duke theksuar se shpesh fokusohet në debate për të ardhmen, por heziton të veprojë konkretisht në të tashmen. Ai kritikoi mungesën e hapave konkretë drejt një armëpushimi me Rusinë, transmeton lajmi.net. Duke folur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, pas një…

Bota

22/01/2026 16:25

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj qasjes së Evropës, duke theksuar se shpesh fokusohet në debate për të ardhmen, por heziton të veprojë konkretisht në të tashmen.

Ai kritikoi mungesën e hapave konkretë drejt një armëpushimi me Rusinë, transmeton lajmi.net.

Duke folur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, pas një takimi që zgjati rreth një orë me presidentin amerikan Donald Trump, Zelensky bëri të ditur se dokumentet që synojnë t’i japin fund luftës janë pothuajse të përfunduara.

Nga ana tjetër, Trump deklaroi pas takimit se ekziston një vullnet i përbashkët për t’i dhënë fund konfliktit. Ai kishte paralajmëruar edhe më herët se një zgjidhje për luftën në Ukrainë pritet shumë shpejt, ndërsa së fundmi iu bashkua liderëve botërorë në inaugurimin e asaj që e quan “Bordi i Paqes”./lajmi.net/