Pas takimit me Quint-in, Qeveria në mbledhje të jashtëzakonshme
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka pritur sot në takim ambasadorët e vendeve të Quint-it në Kosovë.
Lajme
Zyra e Kryeministrit në një njoftim për media thotë se Mustafa dhe ambasadorët e SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Gjermanisë, Francës dhe Italisë, kanë biseduar për zhvillimet e fundit në Kosovë.
Në komunikatë nuk përmendet nëse temë e diskutimit ka qenë edhe “rasti” Jabllanoviq.
“Kryeministri Mustafa ripërsëriti përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për avancimin e gjithanshëm të proceseve, për ruajtjen e stabilitetit në vend si dhe për përmbushjen e prioriteteve të Qeverisë”.
“Kryeministri Isa Mustafa po ashtu falënderoi ambasadorët e vendeve të Quint-it dhe të gjithë partnerët ndërkombëtarë për mbështetjen e vazhdueshme që po i japin Qeverisë në fuqizimin e proceseve në Republikën e Kosovës”, thuhet në komunikatën e qeverisë së Kosovës.