Pas takimit me Barcelonën, agjenti dhe babai i Haaland mbërrijnë në Madrid për t’u takuar me Realin

E ardhmja e yllit të Borussia Dortmundit, Erling Haaland mbetet në dyshime.

Sport

01/04/2021 17:13

Agjenti Mino Raiola dhe babai Haaland u takuan me presidentin e Barcelonës, i cili u tregoi projektin e ri, përcjellë lajmi.net.

Mirëpo, pasi përfundoi takimi, Raiola dhe babai i Haaland me aeroplan privat kanë udhëtuar në Madrid që të takohen me Real Madridin.

Këtë e ka konfirmuar edhe eksperti i merkatos, Fabrizio Romano.

Gara për Haaland vazhdon të jetë e ashpër, derisa Dortmund kërkon 150 milionë euro./Lajmi.net/