Pas suksesit të “Pa ty”, Dafina Zeqiri dhe Muma sjellin këngën “Dashni”
Dafina Zeqiri dhe Muma kanë bashkuar forcat e tyre për projektin e tyre të dytë.
ShowBiz
Sapo është publikuar projektin e ri muzikor i titulluar “Dashni”, shkruan lajmi.net.
Dafina ka sjellë bashkëpunimin e dytë me artistin nga Shqipëria, Muma.
Ajo ka bërë një paraqitje të mahnitshme në videoklip, me dukje të veçantë e me plot sharm.
Kënga e dyshes së famshme u realizua në studion e producentit të njohur, Cricket.
Ky projekt vjen pas bashkëpunimit të tyre të parë “Pa ty”, i cili u shëndrrua në hit të jashtëzakonshëm./Lajmi.net/