Pas suksesit në boks, Kosova vazhdon sot garat në xhudo me Distria Krasniqin
Mbrëmë (e shtunë) Kosova mori fitoren e parë në Lojërat Olimpike të Parisit, aty ku boksierja Donjeta Sadiku tregoi një paraqitje të shkëlqyer për të siguruar triumfin. Ndërsa sot (28 korrik) është dita e kampiones olimpike në xhudo, Distria Krasniqi e cila do të synojë fitoren. Xhudistja kosovare do të zbresë në tatamin e Parisit…
Sport
Mbrëmë (e shtunë) Kosova mori fitoren e parë në Lojërat Olimpike të Parisit, aty ku boksierja Donjeta Sadiku tregoi një paraqitje të shkëlqyer për të siguruar triumfin.
Ndërsa sot (28 korrik) është dita e kampiones olimpike në xhudo, Distria Krasniqi e cila do të synojë fitoren.
Xhudistja kosovare do të zbresë në tatamin e Parisit me synimin e vetëm që ta përsëris suksesin që kishte arritur tri vite më parë në Tokio.
Distria është bartëse në këtë Olimpiadë dhe për këtë arsye garat do t’i nisë garat nga raundi i dytë, me garat që do të fillojnë nga ora 10:00./Telegrafi