Pas skandalit me krimba, Faton Peci nuk del për herë të katërt në debat me Arian Tahirin
Kandidati i Listës Guxo për Kryetar të Mitrovicës, Faton Peci, pas debateve të humbura tri herë radhazi nga Kandidati i PDK-së, Arian Tahiri, sonte i ka ikur debatit të katërt dhe nuk ka shkuar fare në Klan Kosova për t’u ballafaquar me të. Krejt kjo vjen edhe si pasojë e skandalit që u publikua sot,…

Lajme
Kandidati i Listës Guxo për Kryetar të Mitrovicës, Faton Peci, pas debateve të humbura tri herë radhazi nga Kandidati i PDK-së, Arian Tahiri, sonte i ka ikur debatit të katërt dhe nuk ka shkuar fare në Klan Kosova për t’u ballafaquar me të.
Krejt kjo vjen edhe si pasojë e skandalit që u publikua sot, ku me dokumente dëshmohet se prej vitesh qytetarët e Kosovës hanë krimba dhe parazitë të llojeve të ndryshme sa herë blejnë peshk të ngrirë nëpër marketet e Kosovës. Shitja e tyre është duke u bërë me lejen e Agjencisë së Ushqimit e Veterinës dhe Ministrisë së Bujqësisë, e cila drejtohet nga ministri Faton Peci.
Ndryshe, deri më tani, Faton Peci i ka humbur të gjitha debatet përballë Arian Tahirit të PDK-së, pasi që Tahiri ka arritur ta ekspozoi ministrin Peci disa herë si tërësisht të painformuar për Mitrovicën, ku është rikthyer dhe tani po garon për kryetar.