Pas shumë “përplasjeve” me ish-menaxherin, Tayna rikthen në Youtube këngën “Si Ai”

Artistja e njohur Tayna, ka njoftuar se kënga “Si Ai“, është ri-publikuar përsëri pas dy javësh në kanalin “YouTube”. Sekuencat e këngës mund të dëgjoheshin vetëm në platformën “TikTok”, pasi kënga ishte fshirë nga të gjitha platformat nga ish-menaxheri i saj. Pas përplasjeve të shumta në rrjetet sociale, reperja dhe ish-menaxheri i saj njoftuan dy…

ShowBiz

04/07/2024 11:06

Artistja e njohur Tayna, ka njoftuar se kënga “Si Ai“, është ri-publikuar përsëri pas dy javësh në kanalin “YouTube”.

Sekuencat e këngës mund të dëgjoheshin vetëm në platformën “TikTok”, pasi kënga ishte fshirë nga të gjitha platformat nga ish-menaxheri i saj.

Pas përplasjeve të shumta në rrjetet sociale, reperja dhe ish-menaxheri i saj njoftuan dy javë më parë se kanë shkëputur përfundimisht bashkëpunimin e tyre, duke u pajtuar që “secili të vazhdojë tutje pa pengesa”.

Lajmin për ri-publikimin e kësaj kënge e ka dhënë vetë artistja, ku vetëm brenda 14-orëve janë grumbulluar mbi 230 mijë shikime. /Lajmi.net/