Pas shumë orësh intervistim, Dejona Mihali del nga Prokuroria dhe thotë se ishte aty për të zbardhur të vërtetën

Ka përfunduar intervistimi disa orësh i Dejona Mihalit, Koordinatore e Komiteteve të Lëvizjes Vetëvendosje. Dejona Mihali pak më parë është parë duke dalë nga objekti i Prokurorisë Speciale ku edhe është marrë në pyetje. Me të dalë nga intervistimi, media të shumta kanë tentuar që të marrin një deklarim nga ajo me atë se për…

Lajme

20/09/2024 13:37

Ka përfunduar intervistimi disa orësh i Dejona Mihalit, Koordinatore e Komiteteve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Dejona Mihali pak më parë është parë duke dalë nga objekti i Prokurorisë Speciale ku edhe është marrë në pyetje.

Me të dalë nga intervistimi, media të shumta kanë tentuar që të marrin një deklarim nga ajo me atë se për çfarë ftua nga Prokuroria Speciale, por e njëjta është parë duke u larguar.

E vetmja gjë që u dëgjua të thotë Mihali ishte se “kam ardhur që të zbardhë të vërtetën”.

Nuk dihet se çfarë të vërtete mund të zbardhë ajo, por gjatë ditës së sotëm u bë e ditur se Mihali u ftua për të dëshmuar në lidhje me disa çështje penale.

E gjithë kjo sipas Speciales.

“Pas interesimit për të marr informacion nga një numër i  madh i gazetarëve, Prokuroria Speciale informon se sot, Dejona Mihali, është paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie.E njëjta është duke u intervistuar në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale, të cilat kjo prokurori i ka në hetim”,thuhet në njoftim.

Por në fakt Dejona Mihali theksohet se sot është intervistuar në lidhje me çështjen e tenderëve të KEK-ut, e që shumë prej tyre thuhet se i shkaktuan dëme deri në 3 milionë euro./Lajmi.net/