Pas Rrustemit, edhe dy zyrtarë tjerë të VV-së me sulme kundër ambasadorëve të vendeve mike, kërkojnë që të mos shkatërrohet Gjykata Kushtetuese

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi e ka çuar konspirancionin në nivele të pabesueshme. Ai me mëngjes, të ditës së mërkurë, ka shkruar se ambasadorët mund ta shkatërrojnë Gjykatën Kushtetuese, duke i bërë dëme të pariparueshme Kosovës. Pra, ambasadroët e vendeve mike, me takime dhe vizita, sipas tij mund t’i bëjnë dëme vendit. “I lus…

Lajme

11/03/2026 14:06

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi e ka çuar konspirancionin në nivele të pabesueshme. Ai me mëngjes, të ditës së mërkurë, ka shkruar se ambasadorët mund ta shkatërrojnë Gjykatën Kushtetuese, duke i bërë dëme të pariparueshme Kosovës.

Pra, ambasadroët e vendeve mike, me takime dhe vizita, sipas tij mund t’i bëjnë dëme vendit.

“I lus disa ambasadorë që të mos e shkatërrojnë Gjykatën Kushtetuese me vizita, takime e ndërhyrje, sepse dëmet për vendin tonë do të jenë të pariparueshme.” – ka shkruar ai.

Postimin e tij e kanë shpërndarë edhe Egzon Azemi, deputet i zgjedhur në Kuvendin e Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje si dhe Elvis Hoxha, i cili njihet si njëri nga kryesorët e ‘grupit të Tiranës”, së bashku me Hysamedin Ferajn e Dejona Mihalin.