Pas rikthimit të reduktimeve të energjisë, Bekë Berisha e quan Kurtin “shtalbi suprem”

Bekë Berisha, deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka ironizuar me Lëvizjen Vetëvendosje për sa i përket fushatave nëpër rrjete sociale. Po ashtu, ai ka quajtur kryeministrin Kurti “Shtalbi Suprem”. Reagimet e deputetit të AAK-së vijnë pas vendimit për rikthimin e reduktimeve në vend. Ai ka shkruar në Facebook që të “mobilizohet ushtria…

Lajme

15/08/2022 13:42

Bekë Berisha, deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka ironizuar me Lëvizjen Vetëvendosje për sa i përket fushatave nëpër rrjete sociale.

Po ashtu, ai ka quajtur kryeministrin Kurti “Shtalbi Suprem”.

Reagimet e deputetit të AAK-së vijnë pas vendimit për rikthimin e reduktimeve në vend.

Ai ka shkruar në Facebook që të “mobilizohet ushtria e FCB formalisht”.

Postimi i plotë i Bekë Berisha:

Shtalbi Suprem

Komunikatë

Të mobilizohen

Ushtria e FCB Frontalisht

Instagram Army sabotazh në prapavi

Tik Tok Artilery

Na priftë e mbara. /Lajmi.net/