Pas reagimit të Kurtit për doracakët e “Edukimit Seksual”, Haziri: Ata që kanë besuar se mund të jenë edhe me Zotin e edhe me komunistat, kanë gabuar

Ish-kryetari i Gjilanit, njëherësh nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka deklaruar se krejt jeta publike e kryeministrit Albin Kurti, përshkruhet me sofizëm, mashtrime e keqinterpretime të realiteteve, me qëllimin e vetëm-pushtetin, pa i zgjedhur mjetet. Haziri thotë se edhe mbrëmë për kushedi të satën herë, Kurti tentoi ta keqinterpretojë realitetin, duke u viktimizuar se janë…

Lajme

18/11/2024 09:59

Ish-kryetari i Gjilanit, njëherësh nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka deklaruar se krejt jeta publike e kryeministrit Albin Kurti, përshkruhet me sofizëm, mashtrime e keqinterpretime të realiteteve, me qëllimin e vetëm-pushtetin, pa i zgjedhur mjetet.

Haziri thotë se edhe mbrëmë për kushedi të satën herë, Kurti tentoi ta keqinterpretojë realitetin, duke u viktimizuar se janë bërë cak i fushatës propagandistike, “por në fakt edukimi seksual është pjesë e ideologjisë së tij dhe ky doracak skandaloz është bërë me qëllim”.

“Ata që kanë besuar se mund të jenë edhe me Zotin e edhe me komunistat, kanë gabuar. Tragjedia më e madhe është se një pjesë jo e vogël e hoxhallarëve një ateist e kanë shpall myfti e vetën të auto-xhematizuar”,shtoi Haziri.

Sipas tij, e mira është që nuk ka asgjë më fantastike se realiteti.

“Por, e mira është që nuk ka asgjë më fantastike se realiteti. Me propagandë ke ardh dhe prej propagandës ke me shku. Rruga e Re për Kosovën, në krye me prof. dr. Lumir Abdixhiku, tashmë është përqafuar nga shumica e kosovarëve sepse ne besojmë Zot, Familje e Atdhe. LDK, besë dhe shpresë për Kosovën”.

Ky reagim i Hazirit erdhi pas publikimit të Kurtit mbrëmë në lidhje me doracakët e Edukimit Seksual nëpër shkolla, ku mundohej të thotë se kinse ishte fushatë propaganduese ndaj tyre.

Por në fakt këta doracakë ishin vënë në përdorim nga gushti i vitit 2023, nën qeverisjen e tyre e madje ishin trajnuar mbi 2 mijë mësimdhënës.

E në këto doracakë përpos që përdorej gjuhë tejet vulgare, nxënësit e mësimdhënësit duhet të kryenin aktivitete aspak të hijshme.

Këto doracakë  u publikuan e për to u debatua edhe në Kuvend. Pas publikimit të mediave, pas reagimit të prindërve, pas reagimit të shumë mësimdhënësve e organizatave të ndryshme ku kërkohej të ruheshin fëmijët dhe familja, Ministria e Arsimit mori vendim që ato të rishikohen.

Padyshim se reagimi i shoqërisë civile, e qytetarëve në përgjithësi bëri që të kuptohet e vërteta për këta doracakë e të mos u servohen si të tillë fëmijëve, pjesës më të ndjeshme të vendit./Lajmi.net/