Pas pretendimeve për fejesë me Tristan, Khloe reklamon trupin në palestër

Khloe Kardashian tregoi format trupore teksa po ushtronte në palestër.

ShowBiz

03/07/2020 16:20

Ditët e fundit, në rrjete sociale qarkulluan thashetheme ku pretendohej se Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson po i japin lidhjes një mundësi të dytë, shkruan lajmi.net.

Ylli televiziv së fundi shfaqi linjat trupore në palestër, teksa solli pamje për ndjekësit në llogarinë e saj në Instagram.

36 vjeçarja shfaqi barkun e sheshtë para pasqyrës, teksa ishte veshur me veshje sportive me ngjyrë të verdhë.

Dukej se ajo ishte palestra private e Khloe. Kjo paraqitje e bukuroshes erdhi menjëherë pas lajmeve se po i jep një shans të dytë ish-partnerit.

Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson ishin ndarë pas tradhtisë së këtij të fundit. /Lajmi.net/