Pas përdorimit të këtij ilaçi shtëpiak, asnjëherë nuk do të ndjeni dhimbje të nyjeve, shpinës apo eshtrave

Qëndrimi i gabuar ulur është arsyeja kryesore se përse shfaqen dhimbjet në shpinë, këmbë dhe nyje, sipas shkencëtarëve.

Lifestyle

27/05/2019 17:32

Nëse vuani nga dhimbja e vazhdueshme në shpinë, kyçe, këmbë dhe qafë, atëherë sa më shpejt duhet ta përmirësoni mënyrën se si qëndroni ulur.

Sidoqoftë, ky artikull ju ofron edhe një ilaç efikas shtëpiak, i cili jua rikthen shëndetin e eshtrave, nyejve dhe tendonëve, transmeton Telegrafi.

Për këtë ilaç, ju nevojiten 150 gramë xhelatinë organike. Në mbrëmje, i përzieni dy lugë gjelle xhelatinë me 50 mililitra ujë të ftohët dhe i lini ashtu tërë natën në një dhomë.

Në mëngjes, xhelatina do të ketë ndërruar formë. E përzieni atë me çfarëdo që ju pëlqen më shumë – lëng, qumësht, jogurt apo çaj – dhe e konsumoni.

Kjo procedurë duhet të përsëritet 7 ditë radhazi.

Keni parasysh se ekspertët e mjekësisë alternative thonë se xhelatina ndihmon në lehtësimin e dhimbjes së shpinës, kyçeve, këmbëve dhe qafës dhe, pas shtatë ditëve me këtë trajtim, gjendja juaj do të përmirësohet dukshëm.

Ata madje thonë se dhimbja dhe ngurtësia do të eliminohen brenda një muaji.

Ju mund ta përsëritni këtë trajtim edhe pas një muaji, pastaj prapë pas 6 muajve. Në këtë mënyrë, ju e riktheni lubrifikimin natyral të nyjeve.