Pas një pushimi të shkurtër, Rina Balaj së shpejti me një këngë të re

Rina Balaj po përgatit diçka speciale për rikthimin e saj.

ShowBiz

25/08/2019 18:33

Rina Balaj ka qenë mjaft aktive këto muaj veror si me projekte muzikore ashtu edhe koncerte, shkruan lajmi.net.

Pas një pauze të shkurtër në muzikë, këngëtarja përmes një postimi në Instastory, ka paralajmëruar se tani është koha e saj që të shpërthej sërish me projekte të reja.

E fundit e tillë është dueti me Koston, ‘Ideal’ një bashkëpunim ky që numëron mbi pesë milionë klikime në platformën e Youtube. /Lajmi.net/