Pas muajsh mungese, Gavi rikthehet në dispozicion të Barcelonës për ndeshjen me Sevillan

FC Barcelona ka marrë një lajm pozitiv para përballjes së radhës në kampionat, pasi mesfushori Gavi është shpallur i gatshëm për lojë nga stafi mjekësor i klubit. Pas një periudhe të gjatë rikuperimi nga dëmtimi në gju, lojtari spanjoll është rikthyer në stërvitje dhe mund të jetë pjesë e ekipit në ndeshjen kundër Sevilla FC,…

Sport

14/03/2026 14:55

FC Barcelona ka marrë një lajm pozitiv para përballjes së radhës në kampionat, pasi mesfushori Gavi është shpallur i gatshëm për lojë nga stafi mjekësor i klubit.

Pas një periudhe të gjatë rikuperimi nga dëmtimi në gju, lojtari spanjoll është rikthyer në stërvitje dhe mund të jetë pjesë e ekipit në ndeshjen kundër Sevilla FC, transmeton lajmi.net.

Trajneri i katalanasve, Hansi Flick, ka konfirmuar se mesfushori mund të marrë minuta në këtë sfidë, por theksoi se rikthimi i tij do të bëhet me kujdes.

“Jam shumë i lumtur për Gavin. Shpresoj që ai të luajë disa minuta nesër, por duhet ta marrim hap pas hapi. Ai ka një karrierë të gjatë përpara dhe duhet ta menaxhojmë siç duhet”, ka deklaruar Flick.

21-vjeçari nuk ka qenë në dispozicion të skuadrës që nga fundi i gushtit të vitit të kaluar, kur pësoi një lëndim serioz në gju. Rikthimi i tij pritet të jetë një shtysë e rëndësishme për Barcelonën në pjesën e mbetur të sezonit./lajmi.net/