Pas mosmarrëveshjes në komunikacion, i dyshuari gjuan me armë zjarri

Një person ka informuar policinë se pati një mosmarrëveshje në komunikacion me një të dyshuar të panjohur, në lagjen Veternik të Prishtinës, të premten. Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se i dyshuari e kishte ofenduar dhe më pas kishte shtënë në drejtim të tokës me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe…

Lajme

22/03/2025 09:25

Një person ka informuar policinë se pati një mosmarrëveshje në komunikacion me një të dyshuar të panjohur, në lagjen Veternik të Prishtinës, të premten.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se i dyshuari e kishte ofenduar dhe më pas kishte shtënë në drejtim të tokës me armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë, rasti vazhdon të hetohet.