Pas marrëveshjes me Di Maria, Juventus i kthehet garës për Zaniolo

Juventus ka rikthyer vëmendjen te Nicolo Zaniolo.

Sport

27/06/2022 16:59

‘Zonja e Vjetër’ thuhet të ketë mbyllur marrëveshje me yllin argjentinas, Angel Di Maria dhe tani po punon për të transferuar italianin Nicolo Zaniolo.

‘Goal’ mëson se Juve dhe Roma kanë qenë në kontakte së fundmi për transferimin e Zaniolo, transmeton lajmi.net.

Bisedimet mes rivalëve të Serie A kanë zënë vend, me ‘Biankoneri’ që thuhet të jenë gati të bëjnë ofertën e tyre zyrtare.

Roma thuhet t’i ketë caktuar Zaniolos një çmim prej 50 milionë eurove. Mbetet të shihet a do të jetë ky çmim i përballueshëm për Juven. /Lajmi.net/