Pas Luis Diaz, Liverpool merr dy goditje të tjera para ndeshjes ndaj Manchester City

Liverpool nuk do të jetë vetëm pa Luis Diaz në ndeshjen ndaj Man City. Dy mbrojtës janë lënduar po ashtu. Skuadra e Liverpool ka një start të dobët të sezonit në Premier League, me skuadrën që mban pozitën e 10 tashmë. Javën tjetër, ‘Reds’ do të përballen me Manchester City, një prej skuadrave më në…

Sport

11/10/2022 13:04

Liverpool nuk do të jetë vetëm pa Luis Diaz në ndeshjen ndaj Man City. Dy mbrojtës janë lënduar po ashtu.

Skuadra e Liverpool ka një start të dobët të sezonit në Premier League, me skuadrën që mban pozitën e 10 tashmë.

Javën tjetër, ‘Reds’ do të përballen me Manchester City, një prej skuadrave më në formë këtë edicion.

Në këtë ndeshje, Liverpool do të jenë pa Luis Diaz që ka pësuar një lëndim në gju. Por, sipas raportimeve të fundit, edhe Trent Alexander-Arnold dhe Joel Matip do të jenë jashtë, përcjell lajmi.net.

Të dy lojtarët janë konfirmuar jashtë dispozicionit për dy javë.

Alexander-Arnold pësoi një lëndim në paraqitjen e fundit me Liverpool, kundër Arsenal. /Lajmi.net/