Pas linjës ajrore do ketë edhe linjë hekurudhore Prishtinë-Beograd

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd ka reaguar pas vizitës që Richard Grenell ka zhvilluar sot atje.

Lajme

24/01/2020 13:10

Ambasada njofton se marrëveshja e dytë mes vendeve pas asaj ajrore do të jetë për hapjen e linjës hekurudhore.

“Në vazhdën e marrëveshjes ajrore mes Prishtinës dhe Beogradit, ambasadori Grenell njoftoi sot se do të ketë një marrëveshje edhe për transportin hekurudhor. Detajet do negociohen në Berlin të hënën”.

Këtë marrëveshje  e kanë njoftuar sot në konferencën për media edhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq si dhe ambasadori Grenell.

Ata kanë lënë të kuptohet se ka marrëveshje në parim, dhe se detajet tjera do të diskutohen në vazhdimësi. /Lajmi.net/