Pas kthimit nga Rusia, Era djersitet në palestër
Era Istrefi është këngëtarja nga Kosova, fama e së cilës ka kaluar kufijtë.

ShowBiz
Së fundi, ajo ka performuar në finalen e madhe të Kampionatit Botëror “Russia 2018”, shkruan lajmi.net.
Pasi u kthye nga Rusia, këngëtarja ka vendosur t’i rikthehet palestrës, për të perfeksionuar linjat perfekte trupore.
Në një video që ka publikuar së fundi në llogarinë e saj në Instagram, Era dukej në top-formë derisa po ushtronte në palestër.
Kujtojmë që projekti i fundit nga Era Istrefi është “Oh God”, në duet me Koshens, këngë kjo për të cilën ka pranuar vetëm komente pozitive. /Lajmi.net/