Pas kryeministrit, edhe zëvendëskryeministri Driton Selmanaj infektohet me koronavirus

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj është infektuar me koronavirus.

Lajme

04/08/2020 12:18

Pas kryeministrit Avdullah Hoti, edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, ka rezultuar pozitiv me koronavirus, shkruan lajmi.net.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Selamanaj në një postim në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.

Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:

Të nderuar,

Dje e kam bërë testin për covid-19 dhe sot më njoftuan që kam rezultuar pozitiv. Specialistët shëndetësor po më thonë që jam a-simptomatik. Nga momenti i testimit jam izoluar dhe kështu jam i detyruar të qëndroj edhe për dy javët e ardhshme.

Do përpiqem që të gjitha obligimet e punës ti kryej nga shtëpia. /Lajmi.net/