Pas kërkesave të shumta për dorëheqjen e Abdixhikut, kryesia e LDK-së mban sot mbledhje
Lidhja Demokratike e Kosovës pritet të mbajë sot një mbledhje të përbashkët të Kryesisë së partisë me kryetarët e degëve, duke filluar nga ora 15:00. Raportohet se në këtë takim pritet të diskutohet situata aktuale brenda partisë, ku disa degë dhe figura të larta të LDK-së kanë dalë publikisht duke kërkuar përgjegjësi politike nga udhëheqja,…
Lajme
Lidhja Demokratike e Kosovës pritet të mbajë sot një mbledhje të përbashkët të Kryesisë së partisë me kryetarët e degëve, duke filluar nga ora 15:00.
Raportohet se në këtë takim pritet të diskutohet situata aktuale brenda partisë, ku disa degë dhe figura të larta të LDK-së kanë dalë publikisht duke kërkuar përgjegjësi politike nga udhëheqja, madje edhe dorëheqjen e kryetarit, Lumir Abdixhiku.
Pakënaqësitë janë shtuar pas rezultatit të dobët zgjedhor dhe mënyrën e drejtimit të partisë, ndërsa brenda LDK-së po kërkohet përcaktimi i përgjegjësive politike.
Mbetet të shihet nëse nga mbledhja e sotme do të dalin vendime konkrete për tejkalimin e krizës së brendshme, meqenëse kryetarit të partisë as që po i shkon në mendje dorëheqja.
“Le ta harrojnë, as që vjen në shprehje”, ka deklaruar ai në Rubikon të Klan Kosovës.