Haxhiu kërkon rinumërim të plotë të votave të PDK-së: Rezultati është i pasaktë, me mostrën e gabimit nga rinumërimi mund të kem +240 vota

Kandidati për deputet i PDK-së, Bekim Haxhiu i cili nuk ka fituar mandatin në zgjedhjen e 7 qershorit, ka bërë ankesë në PZAP kundër vendimit të KQZ-së për shpalljen e rezultatit të këtyre zgjedhjeve. Ai ka thënë se ky rezultat është i pasaktë dhe nuk pasqyron me saktësi vullnetin e votuesve, teksa ka treguar arsyet…

Lajme

29/06/2026 13:46

Kandidati për deputet i PDK-së, Bekim Haxhiu i cili nuk ka fituar mandatin në zgjedhjen e 7 qershorit, ka bërë ankesë në PZAP kundër vendimit të KQZ-së për shpalljen e rezultatit të këtyre zgjedhjeve.

Ai ka thënë se ky rezultat është i pasaktë dhe nuk pasqyron me saktësi vullnetin e votuesve, teksa ka treguar arsyet pse mendon kështu.

“KQZ ka pranuar publikisht se gjatë numërimit fillestar ka pasur gabime. Në mbledhjen nr. 69/2026, kryesuesi Radoniqi i quajti “minimale dhe njerëzore”. Por Ligji për Zgjedhje nuk lejon certifikim të rezultatit zgjedhor as me gabime minimale, as me gabime maksimale – rezultati zgjedhor duhet të jetë i saktë. Nga vetëm 185 vendvotime, pra në 3.52% të votave të PDK-së të rinumëruara, janë evidentuar 221 ndryshime te votat e kandidatëve, marzha e gabimit është 4.25%! Mbi 96.48% e votave të PDK-së (142,393 vota) nuk janë verifikuar fare! Diferenca mes meje dhe kandidatit që fitoi mandatin është vetëm 102 vota, më e vogël se gabimet e konstatuara. Në 3.5% të rinumëruara, mua më janë evidentuar +6 vota që nuk ishin regjistruar në QKN. Me këtë mostër gabimi, në total mund të jenë mbi +177 deri +240 vota që nuk janë regjistruar në QKN. Në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, nga rinumërimi më janë shtuar +522 vota të cilat nuk ishin regjistruar në QKN”, ka shkruar Haxhiu.

Ai ka kërkuar rinumërim të plotë të votave preferenciale të PDK-së përpara certifikimit, për të garantuar saktësi dhe drejtësi.

“Kërkesa është ligjore – që çdo votë të numërohet saktë, ashtu siç e ka dhënë qytetari. Besoj në institucione dhe në drejtësi. Ju falënderoj për çdo votë që më keni dhënë. Askush nuk ka të drejtë që votën tuaj ta tjetërsojë ose të mos e numërojë me saktësi”, ka shtuar Haxhiu. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: