Pas kërcënimit që i bëri Serbisë, Veseli u kthehet shtigjeve të luftës /FOTO
Është bërë e zakonshme që kryetarin e Kuvendit, njëherit edhe kryetarin e Partisë Demokratike ta shohim duke eksploruar bjeshkët e Kosovës.

Lajme
Ai sot së bashku me ish-ministrin Ferat Shala, kanë dalë për t’i vizituar bjeshkët e Kosovës, në të cilat edhe kanë luftuar se bashku në luftën e fundit në Kosovës kundër regjimit serb.
Kujtojmë se Veseli ditë më parë ‘çoi peshë’ Serbinë me deklaratë ku thoshte se “Serbia mos ta provon të kthehet, se më nuk do të ndalemi deri në Nish”.
Ndërsa, sot, Veseli e Shala shëtitin në shtigjet që dikur luftuan së bashku. Fotot jana publikuar nga Shala në llogarinë e tij në Facebook. /Lajmi.net/