Pas Kane, Pochettino konfirmon edhe një mungesë për ndeshjen ndaj Ajax

Trajneri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino, ka konfirmuar edhe një tjetër lëndim tek skuadra londineze.

Sport

22/04/2019 21:12

Para ndeshjes kundër Ajax, të cilën Spurs e luajnë në kuadër të Ligës së Kampionëve, në fazën gjysmëfinale, trajneri argjentinas ka mësuar edhe një lajm të keq.

Ishte fillimisht top sulmuesi Harry Kane ai i cili pësoi një lëndim në ndeshjen ndaj Manchester City dhe e la në gjysmë aventurën e tij me skuadrën, por së fundmi fatin e njëjtë e ka pasur edhe një tjetër yll.

Është Moussa Sissoko ai i cili do ta humb duelin e gjysmëfinales, kundër skuadrës së Ajax Amsterdam. Këtë e ka konfirmuar edhe trajneri Pochettino.

“Moussa Sissoko nuk do të jetë i gatshëm, ndoshta edhe për dy javët e ardhshme” ka thënë Pochettino, transmeton lajmi.net.

“Ne shpresojmë se ai do të rikuperohet, por unë nuk jam aq optimist. Për Winks nuk dimë akoma, sepse është një problem që një ditë përmirësohet, tjetrën ditë bëhet më keq” ka thënë tutje ai.

“Ne shpresojmë që ai të jetë i gatshëm për ndeshjen e së martës (kundër Brighton), por nuk jemi akoma të sigurt” ka thënë argjentinasi ndër të tjerash.

Tottenham ka humbur shpresat për Premierligën, por po vazhdon me dinjitet garën për një vend në top katërshe dhe trofeun e Ligës së Kampionëve. /Lajmi.net/