Pas golit ndaj Villarreal, Ronaldo vendos tjetër rekord historik

Ylli i Manchester Unitedit, Cristino Ronaldo ka vendosur një tjetër rekord historik.

Sport

24/11/2021 12:07

Portugezi dje realizoi golin e parë në fitoren 0 – 2, si mysafir i Villarrealit, transmeton lajmi.net.

Ronaldo ka vendosur një tjetër rekord duke u bërë lojtari i parë në histori që shënon në secilën prej pesë ndeshjeve të fundit te një skuadër angleze në Ligën e Kampionëve (përfshirë kualifikueset), kështu raporton “OptaJoe”.

Man United dje siguroi kualifikimin, derisa pesë herë fituesi i Topit të Artë arriti në kuotën e 800 golave në karrierë.

Ndeshjen e radhës, njëkohësisht të fundit në kuadër të kualifikuesve, Man United e zhvillon kundër Young Boys./Lajmi.net/