Pas Gërvallës, edhe Kraki sulmon prokurorët e mediat, thotë se Faton Peci “ringjalli bujqësinë”

Deputeti i GUXO-s, Nezir Kraki ka dal publikisht në mbrojtje të Faton Pecit, ashtu si bashkëpartiakja e tyre, Donika Gërvalla. Kraki përmes një postimi në Facebook, ka thënë se prokurorët po e marrin si të mirëqenë edhe “propagandën më absurde” kundër një ministri. Ai ka thënë se “ata që Radojçiqit ia hiqnin fletarrestet duke e…

Lajme

27/05/2025 22:58

Deputeti i GUXO-s, Nezir Kraki ka dal publikisht në mbrojtje të Faton Pecit, ashtu si bashkëpartiakja e tyre, Donika Gërvalla.

Kraki përmes një postimi në Facebook, ka thënë se prokurorët po e marrin si të mirëqenë edhe “propagandën më absurde” kundër një ministri.

Ai ka thënë se “ata që Radojçiqit ia hiqnin fletarrestet duke e bërë kështu të mundur edhe sulmin terrorist në veri, i vërsulen endacaçke Ministrit që krim të vetëm kishte ringjalljen e bujqësisë dhe rikthimin e shpresës në tokën pjellore të Kosovës”

“Edhe mediat e krimit edhe prokurorët e bandave janë produkt i asaj Kosovës që s’ekziston më. Se zor e kam ta kuptoj dobinë publike të një emisioni 50 minutesh ku si shkelje nxirret jo më mos realizimii punës së paguar por mënyra si është pagu puna e kryer. Në Kosovën e atyre një traktor « dhurohej » 30 herë dhe një livadh merrte grant 20 herë sepse ishte dhënë 20 herë me qira të njejtin vit.
A ju kujtohet ndonje zbarkim spektakular i prokurorisë në ministrinë e asaj kohe? JOOO!”, ka shkruar Kraki në Facebook.
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci është intervistuar sot në cilësinë e të dyshuarit nga Prokuroria Speciale pasi dyshohet se pa ankand publik, ia ka dhënë kompanisë “LIP KS & IT SH.P.K” me qira për 20 vjet impiantin publik për mbetjet shtazore.
Postimi i plotë i Krakit në Facebook: